Vendosni fjalën kyçe....

17 minuta seancë, demokratët përplasen me Gardën, tymuese, akuza e replika, çfarë ndodhi sot në Kuvend (Video)


Vetëm 17 minuta ka zgjatur seanca e sotme parlamentare.

Që në nisje të saj pati tensione të larta teksa deputetët demokratë u përplasen me punojësit e Gardës që po ushtronin kontrolle për të shmangur futjen e flakadanëve brenda sallës.

Kreu i Rithemelimit Berisha e nisi me një monolog të shfaqur nga Facebook-u i tij duke akuzuar kryeministrin Rama dhe deputetët e PS-së se po merrnin peng parlamentin e po bënin puç, teksa theksoi se kreu i qeverisë nuk do u shmanget dot komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita.

Pas futjes së pjesës tjetër të deputetëve demoratë, në sallë u hodh një tymuese ndërkohë që karriget e tyre ishin hedhur më herët në mes të sallës, siç ka ndodhur në seancat e fundit.

Nuk munguan në seancë shkëmbimet e debatet mes deputetëve demokratë e atyre socialistë ndërsa kryetarja e Kuvendit Nikolla përjashtoi deputetin Flamur Noka.

Jashtë saj, pas mbylljes së seancës 17 minutëshe, Berisha e Bardhi lëshuan akuza ndaj kryeministrit Rama e deputetëve të PS-së duke paralajmëruar se nuk do e ndalin aksionin.

 

Deputetët e PD-së përplasen me Gardën

Teksa deputetët e PD-së nisën të hyjnë në Kuvend për seancën e sotme, punonjësit e Gardës kërkuan t’i kontrollojnë për të shmangur futjen brenda të flakadanëve e tymueseve që janë përdorur në seancat e fundit.

Deputetët demokratë Noka, Vokshi e Korreshi, por edhe të tjerët që ndodhin në atë çast te dera u përpoqën të futen me forcë brenda ndërsa nuk munguan edhe reagimet e ashpra ndaj punonjësve të Gardës.

Vokshi: S’ju vjen turp që doni me kontrollu edhe gratë. Turp i madh të kontrollohen gratë deputete.

Noka: Vazhdoni, vazhdoni, po fundi po ju vjen. Do ta shihni, do ju shtypim si mizat, si mizat e hales kena për t’ju shtyp. Shtet banditësh.

Berisha: Edhe këta që i keni këtu do ju ikin.

Berisha akuza Ramës

Në një monolog të drejtuar qytetarëve përmes Facebook-ut ende pa nisur seanca plenare, Berisha lëshoi një batare akuzazh ndaj kryeministrit Rama duke thënë se po përpiqej të bënte puç parlamentar me ndihmën e grupeve mafioze.

Ai tha se kreu i qeverisë do përgjigjej për të gjitha krimet e kryera, abuzimin me ligjin, shkeljen e Kushtetutës e grabitjen e pasurive publike të shqiptyarëve.

“Marrjen e pushtetit të parlamentit, puçin ndaj parlamentit, moslejimin e komisioneve parlamentare që do nxjerrin Edi Ramën kryeministrin më hajdut në botë. mendon se në bashkëpunim me mafien do bëjë puç në parlament. Rama s’mund të pranojë komisione se do dalë se sarajet e tij të Surrelit janë ndërtuar mbi bazën e favoreve që u ka dhënë firmave të ndërtimit. Se toka, 5 mijë metra katrorë që janë marrë në shkelje flagrante në shkelje të ligjit. Sepse pallati i zonjës Basha nuk ka asnjë faturë ta timore, doganore, sikur ka mbirë nga toka. I ndërtuar nga kompani që kanë përfifuart nga Rama tendera dhe leje ndërtimi. Këto që shihni janë përpjekjet e fundit të kleptokratëv se mendojnë se do bëjnë puç. Këta nuk janë më deputetë, janë kukulla e skllevër të mëkateve të tyre, të tenderave që fitojnë. Shihini si rrinë këta.”

Deputetët e PD-së hedhin karriget në mes të sallës

Siç është parë edhe në seancat e shkuara, edhe në të sotmen deputetët e opozitës i mblodhën karriget dhe i hodhën në mes ta sallës së parlamentit, ndërkohë që u binin tavolinave.

Ndizet tymuese, Nikolla përjashton Nokën

Gjatë nisjes së seancës, deputetët e opozitës ndezën një tymuese të cilën kishin mund ta fusin në sallë pavarësisht kontrolleve ndërsa pas kësaj kryetarja e Kuvendit përjashtoi demokratin Noka.

 

“S’bëhet llaf ta hap çantën, ”Zhupa përplas me Gardën

Deputetja demokrate Ina Zhupa u përplas me punonjësit e Gardës pasi këta i kërkuan të hapë çantën për ta kontrolluar. Ajo reagoi ashpër duke thënë se në 2 vjet deputete askush nuk ia kishte kontrolluar çantën dhe se nuk do e hapte atë pasi ishte kontrolluar më herët në skaner.

“Kam dy vjet deputete, s’më ka prekur kush sendet personale.  Kur të më hiqni imunitetin, atëherë hajde. Nuk bëhet llaf të hap çantën. Po nuk pati gjë, ca do bëni? Jo pra fare, nuk hap çantën. Do hani…Hape rrugën, s’kam asgjë, hape rrugën.”

 

Noka provon t’u vërë flakën karrigeve

Deputeti demokrat Noka përpiqet t’u vërë flakën karrigeve pas këshillimit me Berishën e Palokën. Ai merr një tufë me letra dhe përpiqet ta hedhë mes karrigeve pp ndalohet nga garda.

Petro Koçi i quan fashistë deputetët e opozitës

Gjatë fjaës së tij në seancë, teksa deputetët e opozitës kishin ndezur tymuese e u binin tavolinave, deputeti socialist Petro Koçi tha se “fashizmi është shfaqur si rrezik në Evropë dhe po shfaqej dhe në Kuvend”.

“U bëj thirje pinjollëve të Ballit të heqin dorë nga nostalgjia për tradhëtinë. Sot në Evropë ne shikojmë se ka zhvillime të ekstremt të djathtë, Fazhizmi është sot e kësaj dite një rrezik për Europën siç vazhdon edhe këtu në parlament të jetë rrezik për Shqipërinë.”

Nikolla mbyll seancën pas 17 minutash

Kryetarja e Kuvendit Nikolla mbylli punimet e seancës pas 17 minutash duke njoftuar deputetët se do lajmëroheshin për seancën e radhës.

Berisha e Bardhi akuza Ramës jashtë parlamentit

Pas përfundimit të seancës, kreu i Rithemelimit Berisha tha për gazetarët jashtë parlamentit se aksioni i opozitës kishte pasur sukses duke paralajmëruar se nuk do tërhiqej deri në ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara prej kohësh.

“Mosbindja civile ishte sot suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojtje të parlamentarizmit dhe kushtetueshmërisë nuk njeh kufi. Kjo është seanca e turpit me deputetët që s’kanë kodin minimal të etikës, Kushtetutës. Edi Rama do hetohet për çdo udhëtim  të tij, për 140 udhëtime që iu kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 22 milionë euro. Flitet se në Dubai takoi klanet e drogës dhe ortakun e vëllait të tij, famozin Amant Josifi. Call center-at e Josifiit janë të gjitha intakte dhe në vend të tyre janë arrestuar djem e vajza që s’kanë pasur asnjë lidhje me vjedhjen e parave nga grupi ‘Milton’ me përfaqësuesin kryesor Amant Josifi. Do hetohen të gjitha PPP-të e shëndetësisë sepse aty është një nga krimet më monstruoze të kryera. Ministrat e Ramës rivalitet në drogë rivaliet në krime. Edi Rama do hetohet për të gjitha krimet e tmerrshme që ka kryer.”

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar demokrat Bardhi u bëri thirrje deputetëve të shumicës që t’i thërrasin arsyes.

Ai tha se aksioni opozitar nuk do ndalet teksa qeveriae parlamenti po bëjnë çmos të bllokojnë opozitën, t’i mohojnë asaj komisionet hetimore, anëtarin në Komisionin e Reformës Zgjedhore, kontrollin e qeverisë.

Ai e quajti antikomunist e antikushtetuese propozimin e nënkrtyetares së Kuvendit Felaj për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore.

“Shikoni zonjën që e ka propozuar dhe ligjin, e zezë është zonja , i zi është dhe ligji. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në thelb nuk është ligji i Kushtetutës, por i urrejtjes. Për sa i përket të drejtës sonë për ngritjen e komisioneve hetimore është antikushtetues dhe anti-parimore.  Shiko autoren e projektligji  dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji.” /Hashtag.al