Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës për dhunë në familje, bashkëshortja tërheq akuzat


Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e burgut që dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten. 

Sipas të dhënave policore, gjatë kontrollit policor të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe armë zjarri me municion të cilën 52 vjeçari e posedonte pa lejë.

Sakaq bashkëshortja e Durim Toskës ka tërhequr akuzën për dhune ne familje. Sa i takon armës që u gjet nga policia në shtëpinë e tij, Toska ka thënë që nuk kishte dijeni.

Kujtojmë që arrestimi i tij erdhi një ditë  pasi Ministri Ulsi Manja  nënshkroi shkarkimin e tij nga detyra.