Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas takimit me grupimin e Rithemelimit zbuloi diskutimet nga mbledhja.
Bardhi tha se të mërkurën (6 dhjetor) do depozitohet padia për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.
Gjithashtu në mbledhje u diskutua edhe për aksionin e opozitës i cili sipas Bardhit do vijojë ende.
“Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë shqyrtim të shpejtë profesional nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë. Së dyti në mbledhje është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe vijimin e aksionit të opozitës, diskutime që do të vijojnë edhe nesër në një mbledhje tjetër të grupit. Kemi rikonfimruar vullnetin për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet rrugës së Kushtetutshmërisë”-tha Bardhi.
Në lidhje me padinë e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla për deputetët e opozitës, për kaosin e krijuar dje në Kuvend, ku tha se janë shenja të regjimit, ndërsa shtoi se opozita nuk frikësohet nga këto veprime.
“Janë shenja të një regjimi që po i bën shërbimit më të keq besimit të qytetarëve. Është e papranueshme që ministri i Brendshëm të japë udhëzime se çfarë duhet të një institucionet e drejtësisë. Ato institucione nuk janë ë vartësi të Tualant Ballës. Do të ishte e papranueshme për një shtet ligjor që prokurorët ti vërsulen opozitës se kërkojmë të drejtat tonë. Nuk na trembin dhe as na intimidojmë. Unë di që në radhët e drejtësisë ka prokurorë të ndershëm.
Kur mbyllet çdo rrugë institucionale, pa diskutim që kadhe do ketë nevojë për mbështetje dhe protestë të qytetarëve. Protesta në Parlament nuk i bëjmë për veten tonë. Besoj se çdo qytetar e ka për detyrë që të reagojnë. Jemi para një regjimi në të gjitha tiparet e tij.”, u shpreh Bardhi.