Vendosni fjalën kyçe....

Qendra e pritjes së emigrantëve, 7 hektarë janë brenda bazës ajrore të Gjadrit, Ministri Peleshi: Pas 5 vitesh infrastrukturën do e përdorim ne


Vetëm 7 ha të ish repartit të bazës ajrore të Gjadrit është vënë në dispozicion të ngritjes së strukturës së akomodimit dhe shërbimit për emigrantët, tha ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi në mbledhjen online të komisionit e sigurisë.

Pjesë e protokollit është dhe fakti që kjo infrastrukturë që do të ngrihet, pasi të mbarojë efekti i protokollit 5 vjeçar do i ngelet palës shqiptare.

“Është brenda një ish reparti dhe kemi plane për të zhvilluar në të ardhmen disa aktivitete në funksion të forcave të armatosura, ministrisë së mbrojtjes dhe emergjencave civile” tha Peleshi.