Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin Fatmir Mediu sa i takon çështjes ‘Gërdeci’.
Në seancën e radhës do të paraqiten 7 dëshmitarë mes tyre Aldo Bumci dhe Shkëlzen Berisha. Ndërkohë Mediu nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa mësohet se ka dërguar një mesazh gjykatës. “Dëshiroj të marr pjesë në seancë, por e kam të pamundur pasi jam në parlament për miratimin e buxhetit”, tha ai.
Seanca u shty pas kërkesës së Mediut, i cili kërkonte të ishte i pranishëm në seancën e sotme. Gjyqi i radhës do të mbahet më 14 dhjetor, në orën 9:00.