Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët njëzëri për 21 janarin: Pushkatim pa gjyq, Prokuroria e Tiranës u tall



Partia Socialiste ka sot mbledhur Kongresin, të cilin e  konsideron si organin më të lartë vendimmarrës. Në ditën e Rinisë, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve,  ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt. 

Ajo që u vu re që në fillim të Kongresit, ishte se Kryesocialisti Edi Rama u shfaq në krah të Gramoz Ruçit.

Fjala hapëse u mbajt nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ku foli edhe mbi vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011. 

Ajo u shpreh se një nga arsyet përse opozita ka shkaktuar kaos në Kuvend, lidhet me fillimin e funksionimit të drejtësisë. 

“Pak ditë më parë gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për tragjedinë e 21 janarit, pushkatimit pa gjyq të 4 protestuesve në shesh. Një udhërrëfyes juridik i asaj që ne i kemi dhënë përgjigjie ndër vite dhe presim të zgjidhet nga sistemi gjyqësor në Shqipëri.

 Tek ky vendim që vjen nga zemrat e Europës mund të shihni arsyet përse çeta opozitare garda e një njeriu të vetëm nuk bën gjë tjetër veçse ndez zjarr e thyen karrige. Reforma në Drejtësi është historike, drejtësi në Shqipëri pavarësisht regjimeve dhe qeverive, nuk ka patur më parë”- tha Spiropali.

Deputeti socialist Erion Braçe, u tregua i ashpër  teksa foli  për 21 janarin, ku plumbat e shtetit i morën jetën 4 protestuesve, gjatë qeverisjes Berisha, Braçe tha 21 janari është pushkatim pa gjyq në mes të Bulevardit.

Referuar vendimit të Strasburgut, Braçe tha se aty thuhet qartë se protestuesit nuk ishin të dhunshëm dhe se që të katërt kanë qenë në Bulevard. Braçe tha se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimet aso kohe, ndërsa shtoi se një vendimi tillë i hap rrugë drejtësisë për të çuar në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës.

“Do i lusja cilindo që është në këtë sallë dhe në 21 janar ka qenë në atë bulevard të mbyllë pak minuta sytë dhe të fillojë të kujtojë vetën e tij ën atë ngjarje. 19 janar 2011 komi njësi speciale përgatit planin 28 s/9 që parashikonte që grupi i përbërë nga 6 oficerë do jetë në gatishmëri gati për të hapur zjarr në rast të thyerjes së kordonit të njësie 2 dhe speciale. 

Planet parashikon që oficer do pajiseshin edhe plumba manovre dhe të vërtetë. Ata filluan të përdorin armët e zjarrit duke qëlluar me pretendimin për të penguar sulmin e protestave ndaj godinës. 

Si pasojë e të shtënave 3 protestues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda vdiqën në vend. Aleks Nika që ndodhej në trotuar u godit nga një plumb në kokë, 3 viktimat ndodheshin jashtë oborrit dhe asnjëra nuk ishte e përfshirë në akte të dhunshme. 

Ndea Prendi ka ndërruar tytën e armës me armën e një kolegu të gardës. Po atë mbrëmje specialistët e hetimit morëm rreth 500 gëzhoja së bashku me 12 plumba.

Autoritetet amerikane dhanë një raport ku thuhej se hard disku i kryeministrisë ishte reformatuar manualisht në datë 22 janar, prodhonte se të dhënat në hard disk ishin kopjuar në një disk të jashtëm në mbrëmjen e 21 janarit dhe 28 janar. Mangësitë e hetimet janë të mjaftueshme që të arrijë.

Hetimi që është kryer për këtë çështje nuk mund të konsiderohet efektiv që mund të çoje në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. Ky është vendimi i gjykatës më të rëndësishme në Evropë, Strasburgu dhe nuk janë përshkrimi i ngjarjes, por janë konkluzionet e Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. 

Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar, për 12 vite me radhë më thuhej përmbahu. Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq. Ka ndodhur në mes të bulevardit dëshmorët e kombit. 

Gjykata pohon se 4 protestuesit s’kanë qenë të dhunshëm dhe s’kanë qenë përdorues të armëve të zjarrit dhe kanë qenë në bulevard. Monopoli i shtetit nuk mund të jetë i tillë pa besimin e publikut te shtetit. PS i kishte shpjeguar jo vetë qëllimin e protestës por edhe çdo veprim të ligjshëm, ishim dorëzuar te shteti për të betuar një nga të drejtat themelore, atë të njeriut. Prokuroria e Tiranës është tallur me hetimin”, tha Braçe.

Sakaq edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u ndal tek ngjarja e 21 janarit, ku u shpreh se Vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë

“Drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Për në socialistët shqiptarë 21 janari është plagë dhimbje por në këtë kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. 

Paneli i këtij kongresi nis me drejtësinë, pasi tek drejtësia e ka zanafillën te modernizmi i shtetit. Me ardhjen në pushtet të PS, u premtuan shqiptarëve drejtësi të pavarur, aspiratë e zhvilluar që kur ishim në opozitë. 

Votën plebishitare të 2013 e farkëtuam përmes një përpjekje historike për ti dhënë Shqipërisë drejtësinë që nuk e ka pasur që prej themelit të shtetit shqiptar. Këtë proces transformimi do ta shtyjmë para, pavarësisht çdo lloj çmimi”, tha Manja.

Sipas ministrit Manja, sistemi i drejtësisë tashmë është konsoliduar dhe ka filluar të japë rezultatet.

“Në këtë fazë që jemi sot reforma e ka mbushur misionin dhe institucionet e drejtësisë janë në fazën e konsolidimit duke prodhuar rezultate të prekshme për çdo qytetar shqiptar. Sot u takon drejtësisë që të kujdesem që çdo qytetar të marrë drejtësi me standarde, me prova e fakte dhe garanton respektin e të drejtave dhe lirinë themeltare të çdo qytetari. 

Sot në sajë të reformës Shqipëria është bërë një partner i besuar në luftën kundër krimit, duke dëshmuar se epoka e pandëshkueshmërisë i përket një epoke tjetër. PS do ta mbështesë modernizmin e sistemit të drejtësisë. Kemi dyfishimin e buxhetit të drejtësisë në 7 vite”, vijoi Manja.