Fotoja është marrë nga faqja Na ishte dikur në Facebook
Pak ditë më parë u njoftua se një nga filmat ikonë të kinematografisë shqiptare “Lulëkuqe mbi mure” do të restaurohej në formatin 4K.
Si fillim lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama, ku nëpërmjet disa pamjeve të shkëputura nga filmi, tregoi se do të mbahej premiera e filmit të restauruar.
Mesa duket përveç artdashësve, filmi bëri bashkë pas 47 vitesh në premieren e tij edhe aktorët protagonistë të filmit si, Krenar Arifin në rolin e Sulos, Timo Fllokon në rolin e mësues Luanit, Strazimir Zaimin në rolin e Jaçes dhe Artur Hoxhollin në rolin e Bardhit.