Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në pritjen e anëtarëve të Komisionit Olimpik Mesdhetar në Tiranë.
Rama tha se do të mbështesë Kosovën për organizimin e lojërave olimpike mesdhetare për vitin 2030.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi rëndësinë e madhe të sportit për të rinjtë ndërsa shtoi se do të shtojnë disiplinat nëpër shkolla.
“Hera e parë që kemi nderim të kemi këtu me ne miq të nderuar nga bota e sportit dhe ne nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë. Ju jeni këtu nga 3 kontinente dhe Tirana është qyteti evropian i sporteve për vitin 2023, kështu që nuk mund të gjenim momente më të mira përpara fundit të vitit për të festuar edhe prezencën tuaj këtu.
Do të doja të sigurohesha që ju jeni pritur mirë dhe garancia është zoti Fidel, i cili është edhe presidenti ynë vizionar dhe në sajë edhe të tij, KOKSH aktualisht është në një moment të ri zhvillimi dhe në sajë të tij po bëhet një punë e mirë duke mbështetur nisma të rëndësishme për sportet. Por së pari për gjeneratat tona të reja, për fëmijët tanë që marrin pjesë në lëvizjet olimpike.
Aktualisht janë më shumë se sa 10 mijë të rinj të tillë të organizuar nëpër rrjete të tilla në shkolla, në sportet e basketbollit dhe volejbollit dhe vitin e ardhshëm, numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që çdo fëmijë të kenë mundësinë të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse disiplina të ndryshme që marrin pjesë, sepse sporti profesional është një gjë por sporti për të gjithë është një gjë tjetër, sporti për gjithë secilin duhet mbështetur më shumë.
Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova dhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës, do të jemi krenar për vendimin që është marrë. Nuk ka qenë shumë i lehtë por merrni vendime si njerëz të sportit sepse nëse do të ishit të politikës nuk do të ishte kaq e lehtë”, deklaroi Rama.