Vendosni fjalën kyçe....

Elbasan, u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, në pranga dy persona


Dy persona janë vënë në pranga në Elbasan, pasi u kapën duke vënë ilegalisht baste sportive. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet L. K., 61 vjeç dhe D. P., 31 vjeç.

“U kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre pronar i lokalit, ndërsa tjetri kamarier i punësuar më mënyrë të paligjshme. Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër (i punësuar më parë në këtë lokal), pasi rezultoi se organizonte baste sportive në ambientet e lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar në inteligjencën informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në lokal.

Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, shtetasit:

  1. K., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në lokalin e tij në lagjen “Kala”, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit;
  2. P., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në këtë lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi D. P. punonte kamarier në këtë lokal dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, rezultoi se shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Elbasan, i punësuar më parë në këtë lokal,

organizon baste sportive në ambientet e lokalit. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.