Vendosni fjalën kyçe....

Artistja e pazakontë që përdorur trupin e saj si kanavacë


Kur Dain Yoon filloi të pikturonte në lëkurën e saj për të krijuar autoportrete surreale, njerëzit në Korenë e Jugut e shikonin atë si një ‘dokkaebi’, një lloj xhuxhikorean, tha ajo.

Një fotografi e saj që shfaqte fytyrën e saj në miniaturë të pikturuar në thonj dhe të zbukuruar me flokët e saj të zinj të gjatë u bë virale.

“Mendova, kjo që bëj është e këndshme”, tha ajo për fotografinë, duke folur për CNN.

“Por unë mendoj se shumë njerëz menduan se ishte e frikshme.”

30-vjeçarja tha se pamjet e saj kanë bërë jehonë më të madhe në Evropë dhe SHBA. Vetëm kur ajo u vu re jashtë shtetit, pasi puna e saj u bë virale në vitin 2016, njerëzit filluan t’i kushtonin vëmendje në Kore, shtoi ajo.

Iluzionet optike fotorealiste të Yoon-it e sollën atë në orbitën e muzikantëve si Halsey dhe James Blake, me të cilët ajo ka bashkëpunuar dhe madje i dhanë asaj një paraqitje në “The Ellen DeGeneres Show”.

Që atëherë, ajo ka punuar në reklama për kompani si Estée Lauder, BMW, Apple dhe Adidas, dhe ka zbukuruar faqet e Vogue dhe Harper’s Bazaar me një stil të lyerjes së trupit që i lë njerëzit të pyesin se ku mbaron ajo dhe fillon sfondi dhe nëse ka përdorur Photoshop-in.