Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për plagosje, ekstradohet nga Anglia 29 vjeçari


Një 29-vjeçar është ekstraduar nga Britania e Madhe pasi ishte dënuar në Shqipëri me 4 vite e 8 muaj burg për plagosjen e një shtetasi me armë zjarri në Belsh.

Shtetasi Ledio Hysa 29-vjeç në vitin 2018 në afërsi të liqenit të Seferanit pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me armë zjarri shtetasin A.K.

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K”, njofton policia.