Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit, Dule: Vendim i paralajmëruar nga Rama javën e kaluar


Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës

Pas këtij vendimi ka pasur një reagim të fortë në sallë nga mbështetësit e tij, duke u shprehur: Turp, Turp! Poshtë diktatura.

“Një vendim i paralajmëruar. Kryeministri i vendit, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës me verdiktin e tij.

Keqardhje për Republikën tonë, demokracinë tonë dhe drejtësinë tonë.

Ceshtja Beleri është vetëm një kakofoni në drejtësi, ku orkestra dhe interpretimi realizohet nga kryeministri i vendit.

Beleri i privohet e drejta kushtetuese prej 7 muajsh dhe cdo qytetari të Himarës i privohet e drejta për të zgjedhur.

Rama kërkon me cdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës, një kryetar të pavotuar, me qëllim që të vazhdojnë aferat korruptive, që kanë për synim tjetërsimin e statusit pronësor, në favore klienteliste.

Kjo nuk është në ndërhyrje në punët e drejtësisë, është një mendim që secili mund ta shprehi”, tha Dule.