Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë, 64-vjeçari përplas për vdekje një shtetas


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:40, në Golem të Lushnjës, pasi një 64 vjeçar banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende të paidentifikuar.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.

U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.