Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet greke shpëtojnë 56 emigrantë në brigjet e Kretës


Autoritete greke kanë shpëtuar 56 emigrantë në brigjet e Kretës Jugore, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Mediat greke shkruajnë se mesditën e sotme Autoriteti Portual i Chania u njoftua për ekzistencën e një varke me vela me të huaj në bord, e cila ndodhej në pozitë të vështirë, në zonën më të gjerë detare të Kissamos, Chania.

Menjëherë në vendngjarje ka autoritetet përkatëse dhe Roja Bregdetare, e cila ka lokalizuar varkën dhe e ka shoqëruar në portin e Kavonisit, ku është ankoruar i sigurt. Në bord ndodheshin 15 shtetas grekë, dhe 41 të huaj, ku mes tyre ishin 39 burra dhe 2 gra.

Ndërkohë autoritetet greke janë duke hetuar në lidhje me ngjarjen.