“Përpjekjet e Perëndimit për të izoluar Rusinë kanë dështuar plotësisht”, kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Këshillin e Federatës Ruse, shkruan Tass.
“Politika që synon izolimin e Rusisë ka dështuar. Mjafton vetëm të përmendim rastet e shumta të ndërveprimit midis Presidentit Putin dhe kolegëve të tij të huaj,” tha Lavrov.
“Ne, siç e dini dhe e shihni në realitet, jemi gati për një sfidë të tillë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim me vendosmëri të vërtetën tonë,” shtoi ai.
Kryediplomati rus vuri në dukje se “kursi i besueshëm i politikës së Rusisë i bazuar në parimet e Kartës së OKB-së gëzon mbështetjen më të gjerë midis vendeve në shumicë globale”.