Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Opozita do fillojë mosbindjen civile nga e hëna në vazhdim


Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në emisionin “Opinion” tha se opozita fillon mosbindjen civile nga e hëna dhe në vazhdim.

Sali Berisha u shpreh se mosbindja civile nis nga guximtarët dhe bëhet ortek për të përmbysur diktaturat.

Pjesë nga diskutimi:

Blendi Fevziu: Më the për dosjen, por vetëm një pyetje tjetër dhe i rikthehem unë dosjes. Thatë mosbindje civile që nga e hëna, a mund të ma shpjegoni çfarë do të thotë mosbindje civile dhe çfarë do të ndodh në qoftë se s’do binden protestuesit? Ke një skenar B?

Sali Berisha: Edhe njëherë, mosbindja civile nuk ndodh kurrë menjëherë masive. Nuk ka ndodhur në histori ajo. Mosbindja civile fillohet nga guximtarët dhe ajo bëhet ortek, përmbys diktaturat.

Blendi Fevziu: Nuk keni shumë kohë zoti Berisha.

Sali Berisha: Urdhëro?

Blendi Fevziu: Po hyjmë në vit zgjedhor.

Sali Berisha: Jo, na mjafton kjo kohë që kemi.

Blendi Fevziu: 6-7 muaj ju duhet të përgatiteni për zgjedhje.

Sali Berisha: Na mjafton kjo punë. Ju e dini që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ka marrë fund koha kur mashtrohen më shqiptarët, se ka zgjedhje me Edi Ramën.

Blendi Fevziu: Që do të thotë nuk do të merrni pjesë në zgjedhje? Po është gati Basha.

Sali Berisha: Jo jo, do marrim pjesë në zgjedhje. Po ne po të donim, ne iknim nga Parlamenti, ne s’po e lëshojmë Parlamentin. Ne faktikisht kemi asgjësuar Parlamentin.