Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Ai ka mbërritur në SPAK paraditen e sotme rreth orës 11:00.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Çako tha se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje që nuk lidhen as me detyrën e tij dhe as të institucionit që drejton.
Haki Çako ka qenë ish-drejtor i Policisë së Shtetit prej vitit 2015 deri në vitin 2018.
“Isha në cilësinë e detyrës që kam, për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë, por nuk ishte personalisht as për mua dhe as institucionin tim”, shprehet ai.