Zbardhen detaje nga vrasja e Arben Lleshit, të dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit. Sipas Report TV, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë. I dënuari përjetë Arben Lleshi është qëlluar me 3 plumba nga Sokol Mjacaj, duke i shkaktuar plagë që kanë rezultuar fatale për jetën e tij.
Sokol Mjacaj i cili sapo ishte kthyer nga ajrosja ka shkuar në qelinë e Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjas, dhe i ka thirrur në emër Lleshit. ‘Arben Lleshi dil’, ka thënë ai dhe ka qëlluar 3 herë me pistoletë Nga dritarja e qelisë, Mjacaj ka hapur zjarr ndaj Lleshit, i cili ka mbetur i vdekur, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Indrit Shaqja. 2 plumba kapën Lleshin dhe 1 në këmbë Shaqjan
Të dy këta të fundit kanë qenë shokë qelie.
Sipas informacioneve mendohet se më pas Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohej jeta e tij.
Pas negociatave, me drejtorin e burgut të Peqinit për t’u vetëdorëzuar Mjacaj ka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar. Të dënuarit me brug përjetë i kanë hedhur një palë pranga në qeli dhe me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë.
Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur në tokë pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, e cila kanë bërë arrestimin e tij.
Ndërkohë që autori Sokol Mjacaj po merret në pyetje nga prokuroria, Indrit Shaqja ende nuk është marrë në pyetje pasi është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë dyshohet se është paguar nga jashtë burgut për të vrarë Arben Lleshin në formë hakmarrjeje. Raportohet se gjatë marrjes në pyetje deri tani, Mjacaj nuk e ka pranuar këtë pistë për vrasjen, ndërsa vijon ende marrja në pyetje.