Kryeministrat e Britanisë, Italisë dhe Shqipërisë do të takohen në Romë këtë fundjavë për të diskutuar se si të merren me imigracionin e paligjshëm, tha të premten Downing Street.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohen të shtunën me kryeministren italiane Giorgia Meloni në rezidencën e saj zyrtare, njoftojnë mediet ndërkombëtare.
Sunak dhe Rama do të flasin gjithashtu në një ceremoni politike të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë të Melonit në të njëjtën ditë në Romë.
Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohej në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar imigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.
Marrëdhënia e liderit konservator britanik me Melonin, i cili mori detyrën në krye të një koalicioni të djathtë në tetor 2022, ka lulëzuar gjatë vitit të kaluar.
Të dy kryeministrat kanë premtuar të trajtojnë numrin e madh të të ardhurve në brigjet e vendit të tyre, duke shkruar një letër të përbashkët në tetor duke bërë thirrje për veprime më të ashpra nga liderët e BE-së për migracionin ilegal.
Si Britania dhe Italian kanë arritur marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar çështjen.
Marrëveshja Meloni-Rama e cila parasheh sjelljen e emigrantëve në Shqipëri nga vendet e treta, të cilët ankorohen në brigjet italiane është pezulluar për të kaluar miratimin në Kuvend nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës së bërë nga deputetë të opozitë.
Ndërsa marrëveshja mes Britanisë dhe Shqipërisë ka objektiv deportimin e emigrantëve apo të dënuarve shqiptarë në Shqipëri.
Britania ka një marrëveshje me Ruandën të ngjashme me atë që Italia ka lidhur me Shqipërinë.