Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Momenti kur një këngëtar brazilian rrëzohet papritur dhe vdes në skenë


 

Këngëtari brazilian, Pedro Henrique humbi jetën pasi u rrëzua në skenë gjatë një shfaqjeje të mërkurën.  

30-vjeçari po performonte këngën e tij ‘Vai Ser Tão Lindo’ në një ngjarje fetare që po përcillej në internet kur papritur ra para grupit të tij brenda një vendi koncertesh në qytetin verilindor Feira de Santana, shkruan Daily Mail.

Videoja e incidentit tregoi Henrique duke angazhuar turmën ndërsa qëndronte në buzë të skenës përpara se të humbiste ekuilibrin dhe të binte në shpinë.

Të pranishmit menjëherë nxituan për të ndihmuar këngëtarin ndërsa turma vështronte e tronditur.   Henrique u dërgua në një klinikë aty pranë, ku u konfirmua i vdekur.  

Shtëpia diskografike e Henrique, Todah Music, i tha Radio 93 se këngëtari kishte pësuar një atak masiv në zemër.

Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze e cila lindi më 19 tetor.