Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës të forcave operacionale në Fier.
Inspektori G.Y 31-vjeç dyshohet se ka kryer veprën penale “moskallzëzim i krimit”.
Efektivi u arrestua pasi ditën e sotme dy persona u morrën penga nga tre shtetas të tjerë të cilët janë familjarë të punonjësit të policisë i cili nuk kallëzoi faktin në polici.
“Vijon vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjës të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të Policisë Inspektor G.Y., 31 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Forcave Operacionale në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallzim i krimit”.
Arrestimi u krye sepse pavarësisht se është vënë në dijeni të një ngjarje kriminale të ndodhur sot, ku shtetasit H.T. dhe O.A. janë marrë peng nga shtetasit K.B., E.A. dhe A.Z. (familjarë të punonjësit të policisë), nuk e ka kallëzuar këtë fakt pranë Policisë”-thuhet në njoftimin e AMP.