Vendosni fjalën kyçe....

“I bindur se ky do jetë viti i fundit i Ramës në qeveri” – Paloka sqaron nëse Argita do pasojë Berishën


Deputeti i PD-së Edi Paloka tha mbrëmjen e sotme se Berishës po i bëhej favori më i madh me kërkesën e SPAK  për ta arrestuar.

Ai tha se në zytë e Evropës, Shqipëria është vendi i dytë pas Rusisë që kërkon të burgosë kreun e opozitës.

I ftuar në emisionin Kjo Javë në News24, Paloka tha se fjalët se vajza e Berishës, Argita mund ta pasojë në krye të partisë janë fantazi.

“Mbase nuk duhej ta thoja, por mendoj se me këtë që po bëjnë me Berishën po bëhet favori më i madh. Praktikisht Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë që kërkon të burgosë kryetarin e opozitës. Kështu e sheh Evropa. Malltezi e mbajti vetë pozicionin e saj. Edhe po ta mendonte të ishte aktive në politike, nuk ka qenë kaq publike me një dalje në emision. Ajo  vetë e sqaroi pozicionin e saj. Dua të theksoj se Argita ka qenë pjesë e PD-së dhe studente e Dhjetorit. Janë fantazi të nxitur nga një burim.” – tha Paloka.

Deputeti demokrat u shpreh i bindur se ky do jetë viti i fundit i Ramës në pushtet ndërsa pranoi se opozita nuk do ishte gati për zgjedhje, pasi sipas tij nuk ka drejtësi e as zgjedhje të lira.

“Kam bindjen se ky do të jetë viti i fundit i Ramës në qeveri. Arsyen do e tregojë koha.” – tha Paloka.