Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë zjarri 47-vjeçari shqiptar në Itali jashtë ambienteve të një lokali


Një 47-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri jashtë ambienteve të një lokali  në Santerno të Italisë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Santerno, dhe sipas mediave italiane i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Personi që qëlloi u largua nga vendngjarja , në momentin që arritën karabinierët, të cilët kanë filluar hetimet për të identifikuar personat e përfshirë dhe dinamikën e fakteve.