Vendosni fjalën kyçe....

Në Kryesi shqyrtohet kërkesa e SPAK, Berisha kujton 97-ën kur iu hoq imuniteti, mesazh Ramës: Të ka ardhur fundi


Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën e tij para protestuesve opozitarë para Kryesisë së Kuvendit.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha falënderoi pjesëmarrësit në protestë, ndërsa i cilësoi si luftëtarë të lirisë.

Mes të tjerash Berisha kujtoi dhe vitin e mbrapsht të 97-ës, kur u sulmua PD dhe vetë ai.

“Sot shënohet ajo datë historike që shënuan studentët liberatorë më 8 dhjetor të vitit 90. Sot me këtë miting, atë ngjarje historike që shënuan një grusht i vogël demokratësh dhe demokrate që u mblodhën te selia e tyre në protestë për të dëshmuar se ata ishin të gjallë dhe të pamposhtur. Sot nuk jemi 30 as 50, por qindra herë më shumë. Sot ne jemi në një mision të njëjtë. Në shtator të vitit 97, PD-në, në Shqipëri dhe në botë, më të shumtit e menduan se ajo përfundoi në arkivat, kalendat e historisë. Por ata u gabuan. Asokohe, njëlloj si tani, një prokuror politik, xhelat i sigurimit të Shtetit, akuzoi Berisënë për krime kundër njerëzimit dhe parlamentit i hoqi imunitetin, 8 muaj para se Haga të akuzonte Millosheviçin. Asokohe menduan se erdhi revanshi i atij sistemi. Ne e nisëm 30 në oborrin e selisë dhe më pas u bëmë 30 mij”, u shpreh Berisha.