Për 41 ditë me radhë Syri.net i ka kërkuar gjykatëse Irena Gjoka të prononcohet nëse është shkarkuar nga Sali Berisha më 1996 nga detyra apo jo, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga gjyqtarja.
Sot, Syri publikon dokumentin e shkarkimit të Irena Maneku (Gjoka) nga Sali Berisha në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në vendimin Nr.7, i datës 8.02.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thuhet se; Irena Maneku shkarkohet nga detyra e gjyqtares për paaftësi në kryerjen e detyrës.
Irena Gjoka ka mashtruar organet e vettingut duke mos e deklaruar këtë shkarkim nga detyra.
Irena Gjoka është në konflikt të hapur interesi me çështjen që ka nën hetim për liderin e opozitës, Sali Berisha.
Drejtësia politike nuk ka pranuar shkarkimin e saj nga çështja për konflikt interesi, sipask kërkesës së avokatëve të Berishës, dhe as ILD-ja (Artur Metani) nuk ka marrë masa për deklarim të rremë të saj në Vetting.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri.TV