Vendosni fjalën kyçe....

Sylvinho merr nënshtetësinë shqiptare


Trajneri i kombëtares shqiptare ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata shqiptare e Futbollit për futbollistët më të mirë të vitit 2023.

Në ceremoni mori fjalën e tij kryeministri Rama që ftoi në podium Sylvinhon së bashku me presidentin Begaj i cili kishte me vete dekretin e nënshtetësisë.

“Unë po e legalizoj si shqiptar”, tha Begaj, ndërsa kryeministri Edi Rama lexoi përmbajtjen e dekretit, i cili tha se futet në fuqi menjëherë.

Braziliani u tregua mirënjohës në fjalën e tij dhe shprehu falenderim edhe për të gjithë skuadrën tonë kombëtare që arritëm të jemi pjesë e Euro 2024.