Vendosni fjalën kyçe....

“Lefter Koka e gjithë të tjerët janë dënuar padrejtësisht për inceneratorin e Elbasanit”


Biznesmeni Mirel Mërtiri tha mbrëmjen e sotme se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe të gjithë personat e tjerë të arrestuar ose dënuar për dosjen e incenerarorit të Elbasanit janë dënuar në mëyrë të padrejtë dhe nuk duhet të qëndrojnë në burg.

I pyetur nga gazetarët në studion e “Çim Peka Live” i tha se sipas SPAK-ut vlera e investimit për këtë inceneator është 26 mijë euro më e madhe sesa vlera e kontratës.

“Z. Koka dhe të gjithë ata që janë akuzuar për dosjen e Elbasanit ndodhen në mënyrë të padrejtë në burg. Më sqaroni të them disa të vërteta jo si ato që keni aty dheqë jkanë të fabrikuara, jo nga ju sigurisht. A e dini se njerëzit janë sot në burg në mënyrë të padrejtë. Ku në botë një zyrtar dënohet shumë më pak. Më thoni një faturë që i është paguar z. Koka direkt nga shoqëria. Të gjitha faturat dhe provat që SPAK ka paraqitur në dosjen hetimore 277 janë fatura dhe akte tashmë të hetuara që prej vitit 2017. Vetë vlerësuesi i emëruar nga SPAK thotë që vlera e investimit për impiantin e përpunimit në Elbasan është me e madhe rreth 26 mijë euro sesa vlera e kontratës. Aty është ndërtuar një objekt i vlerësuar nga SPAK diçka më shumë se vlera e investimit.” – tha Mërtiri.