Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në një prononcim për mediat u pyet për mosprezencën e tij në protestën e së hënës së thirrur nga opozita.
Bardhi iu shmang pyetjes duke u shprehur se “çdo protestë kundër regjimit të Ramës, ka pasur dhe do ketë mbështetjen time”.
Pse nuk morët pjesë në protestë?
Bardhi: Fola për vendimmarrjen e Këshillit të Mandateve.
Zoti Bardhi përse nuk ishte pjesë e protestës?
Bardhi: Ne duhet të jemi bashkë kundër regjimit të Ramës. çdo protestë kundër regjimit të Ramës, ka pasur dhe do ketë mbështetjen time.