Me një vendim bombastik, Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën se kandidatura e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet paraprake apo ndryshe të quajtura primare, të këtij shteti vitin e ardhshëm është e ndaluar për arsye kushtetuese, sipas NBC.
“Shumica e gjykatësve mendojnë se Presidenti Trump është skualifikuar nga mbajtja e detyrës së Presidentit sipas Seksionit Tre të Amendamentit të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në vendim. “Për shkak se ai është skualifikuar, do të ishte një veprim i gabuar sipas Kodit Zgjedhor që Sekretari i Shtetit të Kolorados ta listonte atë si kandidat në zgjedhjet paraprake presidenciale.”
Gjykata vendosi në pritje deri në 4 janar 2024 për të lejuar apelime të mëtejshme.