Tre persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Befasia”.
Në pranga kanë rënë A. I., 27 vjeç, G. Z., 45 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët akuzohen për shkatërrim prone dhe tentativë vjedhje.
Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.