Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga detyra prefekti i Fierit, emërohet ish kryebashkiakja e Patosit


Me vendim të Këshillit të Ministrave sot është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj dhe në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.

Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021.

V E N D I M

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
    Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA