Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të mërkurën se do e vijojë luftën në Rripin e Gazës deri në shkatërrimin e Hamasit.
“Ne po vijojmë luftën deri në fund. Ajo do vijojë derisa Hamasi të eliminohet, deri në fitore,” tha Netanyahu në një deklaratë.
Deklaratat e tij vijnë mes raporteve për një marrëveshje të mundshme midis Izraelit dhe Hamasit për një pauzë të dytë humanitare në Rripin e Gazës.
“Ata që mendojnë se do ndalemi janë të shkëputur nga realiteti”, tha Netanyahu duke shtuar se ushtria nuk do të ndalet deri në “shkatërrimin e Hamasit, kthimin e pengjeve tona dhe largimin e kërcënimit nga Gaza”.
Liderët e Hamasit kanë vetëm dy mundësi, ose të dorëzimit ose të vdekjes, tha kryeministri izraelit.
Nuk kishte asnjë koment nga Hamasi për deklaratat e Netanyahut.