Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti Dogjani: Më përjashtuan 10 ditë, janë bërë 15, kështu urdhëron Edi Rama


Deputeti demokrat, Asllan Dogjani i cili nuk lejoi të futej në ambientet e Parlamentit tha se ishte përjashtuar 10 ditë, por as në seancën e sotme nuk u la të hynte në Kuvend.

“Këtu drejton Edi Rama, urdhëron Edi Rama. Edhe deputetët e mazhorancës thonë jemi nën presionin e Edi Ramës. Jemi 10 deputetë, 7 janë në seancën e fundit dhe 3 në seancën e kaluar. Rregullorja thotë 10 ditë, ne jemi 15 ditë të përjashtuar.

 Ne fjalën kemi. Kërkojmë komisionet hetimore, kërkojmë që reformën zgjedhore ta bëjmë bashkë”, tha midis të tjerash.