Autoritetet çeke kanë identifikuar autorin e masakrës së kryer në Universitetin e Arteve në Pragë.
Policia e ka identifikuar autorin si 24-vjeçarin David Kozák. Raportet thonë se ai kreu një vrasje më herët sot në qytetin e afërt të Bohemisë Qendrore Kladno, përpara se të udhëtonte për në Pragë për të kryer më shumë vrasje. Ai ishte gjithashtu student në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles ku kreu dhe masakrën.
Fillimisht u raportua për njëmbëdhjetë persona të vrarë duke përfshirë edhe vrasësin por policia njoftoi për rritje të bilancit të viktimave në 15, ndërsa njëzet janë të plagosur dhe nëntë në gjendje të rëndë.
Në një mesazh që ka qarkulluar në mediat çeke, thuhet se sulmuesi ka bërë të ditur sulmin ndaj një institucioni arsimor.
“Dua të sulmoj një shkollë dhe ndoshta të vras veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak. Ishte më fitimprurëse sulmi masiv sesa serial killer. U ula, prita, e pashë në ëndërr”, dyshohet se ka shkruar ai ndër të tjera.