Një ditë pas vendimit të Parlamentit për miratimin e kërkesës për arrestimin për Sali Berishën, prokurorët e SPAK-ut kanë dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën “arrest shtëpie”.
GJKKO i duhet të marrë vendimin nëse e gjen të arsyeshme kërkesën për vendosjen në arrest të kreut të PD-së të Rithemelimit, përcjell TCH.
Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Gjykata e Posaçme do të zhvillojë më 26 dhjetor seancën për ndryshimin e masës së sigurisë.