Vendosni fjalën kyçe....

Batuta e Veliajt: Kam përshtypjen se po i afrohen prangat dikujt te ajo zyra…a pse i keni speciale për Ilirin…


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ironizoi këshilltarët bashkiakë të Partisë së Lirisë pasi Tedi Blushi i tregoi prangat gjatë mbledhjes ku do miratohej buxheti i viti 2024.

“Jo jo, po kam përshtypjen po i afrohen prangat dikujt te ajo zyra prandaj. A pse i keni special për Ilirin, i  keni me gëzof.” – tha Veliaj.

Më herët, teksa kryebashkiaku po fliste për buxhetin e vitit 2024, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Blushi u çua nga vendi duke i tundur prangat para syve.