Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj komentoi çështjen më të fundit që ka ngërthyer opinionin publik, atë të kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, Sali Berisha.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ajo tha se vendimet e gjykatës duhen respektuar.
“Arsyeja për të cilën ashpërsohet masa sot për Berishën dhe siç e kanë kërkuar prokurorët, ka të bëjë me mosrespektimin të masës së parë. Në fund, vendimi i gjykatës duhet respektuar. Në analizën e mirëfilltë, prokuroria ka vendosur detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë shtetit dhe tani arsyeja pse kërkohet kjo masë është mos respektimi. Prokuroria ka kërkuar masë sigurimi arrest në shtëpi, duke argumentuar se individi nuk ka respektuar dhe në këtë linjë, gjykata do vendosë për pranimin e kërkesës së Prokurorisë.” – tha Imeraj.
Në seancën e së enjtes në Kuvend deputetët e PS-së miratuan heqjen e imunitetit të Berishës duke i hapur rrugën kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministrit i cili po hetohet për privatizimin e ish-klubit Partizani.