Për vite të tëra, “Pornhub” pranoi video pornografike që shfaqnin gra që ishin detyruar të kryenin akte seksuale në kamera nga një kompani prodhuese, pranoi pronari i faqes në internet në një marrëveshje me prokurorët federalë këtë javë.
“Aylo”, kompania mëmë e “Pornhub”, do paguajë një gjobë prej 1.8 milionë dollarësh dhe do kompensojë viktimat e trafikimit seksual si pjesë e një marrëveshjeje.
Kompania u deklarua e pafajshme për akuzën e qeverisë për përfshirje në transaksione monetare të paligjshme që përfshijnë të ardhura nga trafikimi seksual, megjithëse pranoi se materiali i paligjshëm ishte postuar në faqen e saj dhe tha se i vjen keq për këtë fakt.
Qeveria nuk e akuzoi vetë “Aylo”-n për shkelje të ndonjë ligji federal për trafikimin e seksit, por tha se kompania duhet ta dinte se po bënte biznes me një grup që po angazhohej në trafikim seksual.
Si pjesë e marrëveshjes, “Aylo” do t’i nënshtrohet gjithashtu mbikëqyrjes për tre vjet dhe akuzat ndaj kompanisë do hiqen nëse ajo respekton marrëveshjen e saj.
Nga viti 2017 deri në vitin 2019, një kompani produksioni e pagoi “Aylo”-n për të transmetuar pornografinë e saj që “Aylo” e dinte që përfshinte video që shfaqnin gra që nuk dhanë pëlqimin e tyre që përmbajtja të postohej në internet, sipas pranimit të “Aylo”-s dhe dokumenteve gjyqësore.
Në vitin 2016, ajo filloi të merrte kërkesa për heqje nga gratë që shfaqeshin në video, duke i thënë “Aylo”-s se ishin gënjyer.