Vendosni fjalën kyçe....

Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 persona në Tiranë


Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” Në pranga kanë rënë, S.E, 51 vjeç dhe K.G 22 vjeç.

51 vjeçari është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual” ndërsa i riu i arrestuar, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.