Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron që të zbatojë asnjë marrëveshje të arritur deri më tani nga mes dy vendeve dhe të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.
Gjatë një konference për mediat, për të disatën herë radhazi, Vuçiç është shprehur se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Nuk ka asnjë bazë ligjore mbi të cilën ata mund të qëndrojnë në veri të Kosovës si forca të sigurisë. Sipas marrëveshjes së Brukselit, policia rajonale përbëhet nga serbë dhe ata propozojnë drejtorin. Asnjë nga këto nuk ishte rasti. Pavarësisht persekutimit të popullsisë, numri i foshnjave të porsalindura do të jetë më i lartë se vitin e kaluar. Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje. Serbia do të zbatojë gjithçka që tha, por do të presë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi bërë letërnjoftime, targa, gjithmonë jemi munduar të arrijmë një kompromis”,- është shprehur Vuçiç.
“Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”,- ka përsëritur ai.