Vendosni fjalën kyçe....

“Çuni i lagjes” Ratcliffe blen 25% të aksioneve të Manchester United


Miliarderi britanik Jim Ratcliffe arriti një marrëveshje të shumëpritur të dielën për të blerë 25% të aksioneve në Manchester United dhe u zotua të investojë 300 milionë dollarë në klubin anglez të futbollit në Premier League.

Marrëveshja, që gjithashtu do bëjë që grupi INEOS i Ratcliffe të marrë përsipër menaxhimin e operacioneve të futbollit të klubit, përfundon më shumë se një vit pasigurie pasi pronarët që mbajnë shumicën e aksiomeve, familja Glazer, thanë në nëntor 2022 se po shikonin mundsitë strategjike.

Glazers janë kritikuar rëndë nga tifozët për shkak të rënies së paraqitjes së klubit që kur ish-trajneri Alex Ferguson u tërhoq në vitin 2013 pas një periudhe suksesi të paparë.

“Si një djalë vendas dhe një mbështetës i përjetshëm i klubit, jam shumë i kënaqur që kemi qenë në gjendje të biem dakord për një marrëveshje me Bordin e Manchester United që na delegon përgjegjësinë e menaxhimit të operacioneve të futbollit të klubit,” tha Ratcliffe, 71 vjeç. në një deklaratë.

“Ne do sjellim njohuritë, ekspertizën dhe talentin global nga grupi më i gjerë INEOS Sport për të ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm, duke ofruar gjithashtu fonde që synojnë të mundësojnë investime të ardhshme në Old Trafford.”

Sheiku i Katarit, Jassim bin Hamad al Thani, kishte kërkuar gjithashtu blerjen e klubit, por u largua nga procesi, duke thënë se nuk do e rriste ofertën e tij prej 6 miliardë dollarësh.

INEOS i Ratcliffe zotëron gjithashtu klubin francez të Ligue 1 Nice, skuadrën zvicerane të Superligës FC Lausanne-Sport dhe punon me Racing Club Abidjan të Bregut të Fildishtë Ligue One.