Vendosni fjalën kyçe....

Begaj në Katedralen Ortodokse për Krishtlindjen. Janullatos: Të punojmë për përparimin e vendit tonë


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shkoi sot pranë Katedrales Ortodokse dhe asaj katolike për të uruar Krishtlindjen.

“Ne do të dëshirojmë të punojmë me të gjithë zemrën tonë për përparimin e vendit tonë me këtë frymë të Krishtlindjes”, tha kreu i Kishës Ortodokse, Anastaj Janullatos.

“Sot është një ditë e veçantë. Erdha këtu për t’i uruar hirësisë së tij këtë ditë të shenjtë. E falënderova për mesazhet që ka dhënë për rininë, durimin dhe shpresën. Të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe për të gjithë shqiptarët”, tha Begaj.