Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.
Në mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjes, Papa Françesku bëri thirrje gjithashtu për më shumë ndihmë për Gazën për të zgjidhur “situatën e dëshpëruar humanitare”.
Lufta midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur militantë të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240.
Më shumë se 20,000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite, thotë Hamasi nga ana tjetër.
“Mbaj në zemër pikëllimin e viktimave të sulmit të neveritshëm të 7 tetorit dhe ritheksoj apelin tim urgjent për çlirimin e atyre që ende mbahen peng. Unë bëj thirrje për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake me të korrat e tyre të tmerrshme të viktimave të pafajshme civile dhe bëj thirrje për një zgjidhje të situatës së dëshpëruar humanitare duke hapur ofrimin e ndihmës humanitare,” tha ai.