Avokati i zotit Berisha, Genc Gjokutaj në një dalje për mediat reagoi ndaj masës së kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin që është ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore.
“Seanca kishte të bënte për kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës në arrest shtëpie. Që në fillim ne kërkuam që të jepte dorëheqje gjyqtarja.
Ajo nuk u shpreh, as pro dhe as kundër. Kishim dorëzuar kërkesën me të gjitha provat që provojnë faktin zoti Berisha ka qenë kryetar i KLD.
Vijoi seanca deri në momentin kur shteroi biseda. Seanca u shty. Dua të denoncoj në paligjshmëri, se masa ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore. Do të paraqitemi dhe nesër”, u shpreh ai.