Pothuajse të gjitha eksportet e naftës ruse këtë vit janë dërguar në Kinë dhe Indi, tha të mërkurën zëvendëskryeministri Alexander Novak, pasi Moska iu përgjigj sanksioneve ekonomike perëndimore duke ndryshuar me shpejtësi furnizimet nga Evropa.
Rusia ka anashkaluar sanksionet mbi naftën e saj dhe ka shmangur furnizmet nga Evropa në Kinë dhe Indi, të cilat së bashku përbënin rreth 90% të eksporteve të saj të papërpunuara, tha Novak, i cili është përgjegjës për sektorin energjetik të vendit.
Ai tha se Rusia tashmë kishte filluar të krijojë lidhje me vendet e Azisë-Paqësorit përpara se Perëndimi të vendoste sanksione kundër Moskës pas fillimit të konfliktit në Ukrainë në shkurt 2022.
“Partnerët kryesorë në gjendjen e tanishme janë Kina, pjesa e së cilës është rritur në afërsisht 45-50%, dhe, natyrisht, India. Më parë, në thelb nuk kishte furnizime për Indinë; në dy vjet, pjesa totale e furnizimeve në Indi ka arritur në 40%,” tha Novak.