Vendosni fjalën kyçe....

Diaspora e Kosovës solli në vend mbi 1.2 miliardë euro


Diaspora e Kosovës solli në vend mbi 1.2 miliardë euro remitanca deri në nëntor 2023.

Kjo shënonnjë rritje 10.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, shkruan Telegrafi, që citon institucionet e vendit.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jobankare me pjesëmarrje prej 65 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19 për qind dhe bankat me 16 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, Banka Qendrore e Kosovës ka treguar përmes një shënimi në Facebook se deri këtë muaj vlera e remitancave ishte 300.6 milionë euro dhe ka pasur rritje rreth 200 mijë euro krahasuar me tetorin 2023.