Vendosni fjalën kyçe....

Rikthimi në Apel i çështjes së ‘Vulës’ dhe ‘Logos’ së PD-së, Berisha: Gjykata e Lartë s’u ngrit në lartësinë e saj për ta rrëzuar vendimin


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të rikthyer çështjen e vulës dhe të logos së PD në Apel.

Ai tha se kjo gjykatë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj.

“Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë vendimin e Apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë, pasi Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në shkallën e parë, por në Apel. Duke mbajtur një qëndrim disiplinues, ajo kërkon që mos të jetë ajo. Është vendim i gabuar. Gjykata e Lartë për mendimin tim, vendim tjetër nuk mund të merrte përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit. Ishte skandaloze. E patë protestën sot? Është fillimi i përballjes. Ju garantoj se ka një vullnet, dhe revoltë te demokratët. Kjo parti lufton për Rithemelimin e pluralizimit”, tha ai.