Vendosni fjalën kyçe....

Bilanci i SPAK për vitin 2023, Dumani përgjigjet para gazetarëve për çështjet e nxehta të vitit


Në një takim me gazetarët në këtë fund viti Altin Dumani iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur me çështje tepër të ndjeshme, përsa i përket zhvillimeve të këtij viti.

Gjatë këtij viti Dumani tha se janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme.

‘Nuk ka pasur asnjë prokurori kam shumë hetime’ tha ai ndësa iu përgjigj interesit të medias për shumë çështje.

Sa i takon çështjes Berisha

Dumani tha se tashmë çështja i takon gjykatës dhe iu përgjigj avokatët mbrojtës të cilët pretendojnë se duke mos iu drejtuar Kuvendit për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ kanë kryer veprim antikushtetues.

“SPAK nuk mund të japë atribute kuvendit, që nuk ia ka dhënë Kushtetuta. SPAK  jo vetëm këtë rast por dhe raste të tjera. Kemi vepruar sipas ligjit” ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës

Sa i takon Arben Ahmetajt,Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos

 “Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar ai vazhdon të jetë në hetim” tha Dumani

Inceneratorin e Tiranës?

Dumani ishte i qartë: ‘Hetimet po vijojnë. Nuk ka përfunduar“

Sterilizimi?

“Çdo vendim ka qenë i prokurërove të çështjes’ është shprehur Dumani duke sqaruar për gazetarët se ka ndërhyrë me rekomandim jo detyrues.

Takimi zgjati mbi 60 minuta me gazetarët që mbulojnë këtë sektor.