Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 40 viktima nga shpërthimi i një cisterne gazi në Liberi


Mbi 40 persona kanë humbur jetën pasi një cisternë karburanti u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në Liberinë qendrore, tha shefi i mjekësisë së vendit, Francis Kateh. Cisterna u përplas përgjatë një rruge në qytetin Totota, rreth 130 km nga kryeqyteti, Monrovia.

Automjeti shpërtheu në flakë menjëherë pasi njerëzit nxituan në vend për të marrë karburant nga cisterna, thanë dëshmitarët okularë, raporton BBC.

Një grua shtatzënë ishte mes viktimave dhe disa prej trupave u kthyen në hi. Mjekët thanë se më shumë se 83 njerëz ishin paraqitur në spital për lëndimet e tyre pas tragjedisë së së martës.

Pamjet video tregojnë se një numër i madh njerëzish, përfshirë fëmijë, ishin mbledhur rreth cisternës pasi ajo u përmbys. Disa kishin kova dhe kazanë dhe të tjerët ishin në majë të cisternës kur ajo shpërtheu në flakë.

Presidenti i Liberisë, George Weah, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve, duke thënë se imazhet e tragjedisë i ka gjetur “thellësisht shqetësuese”, thotë zyra e tij.

Weah u ka dhënë autoriteteve shëndetësore “mbështetjen e tij të plotë për të rritur fuqinë punëtore dhe pajisjet aty ku është e nevojshme në përpjekjet e tyre të furishme për të shpëtuar jetë”, shton deklarata.