Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Berishës: Kemi marrë provat që do shoqërojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares


Pasi GJKKO shtyu vendimin për masën ndaj ish-kryeministrit Berisha për në datën 30 dhjetor, ora 12:00, avokati i tij, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat.

“Gjykata e shtyu për në datë 30, të shikojmë nëse do të ketë gjykuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën. Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës. Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha Gjokutaj.

Më herët pala mbrojtëse e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.